Barça, në ofanzivë për Neymarin e Martinezin
Gjiganti katalunas pritet të jetë mjaft aktiv në afatin kalimtar të verës, duke u përforcuar sidomos në fazën ofanzive.
Barcelona po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës së ardhshme.
Gjiganti katalunas synon të forcohet mbi të gjitha në fazën ofanzive.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni aktual spanjoll do të mundohet t’i transferojë Neymarin e Paris Saint-Germainit dhe Lautaro Martinezin e Interit.
Sidoqoftë, fillimisht katalunasit duhet të shesin lojtarë për të bërë para për blerjen e këtyre dy yjeve.
Gjithashtu, “Blaugrana” e kanë në opsion edhe shkëmbimin e lojtarëve me parisienët dhe Zikaltrit.
Ivan Rakitic, Arturo Vidal e Ousmane Dembele mund të përfshihen në këto shkëmbime.
(Kosova Sot Online)