Zyrtare: Futbolli në Angli pezullohet të paktën deri më 30 prill

  • 19 March 2020 - 15:44
Zyrtare: Futbolli në Angli pezullohet të paktën deri më 30 prill

Futbolli në Angli është pezulluar deri të paktën më 30 prill, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.

Të gjitha ndeshjet në Premierligë, EFL, Superligën e grave dhe në Championship të grave, dhe të gjitha ndeshjet në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, janë momentalisht të pezulluara.

Federata e Futbollit e Anglisë është pajtuar që sezoni aktual të zgjatet përtej datës së përcaktuar për të përfunduar, 1 qershor, deri në një datë të papërcaktuar.

Shtyrja e Kampionatit Evropian 2020 për vitin e ardhshëm, i ka hapur rrugë ligave vendore t’i zhvillojnë ndeshjet edhe në muajin qershor.

Megjithatë, momentalisht qeveria britanike i ka ndaluar ngjarjet sportive dhe tubimet masive.

Në një komunikatë të përbashkët, FA, Premierliga dhe EFL-ja kanë shprehur përkushtimin për të gjetur mënyra për rinisjen e sezonit 2019/20 dhe kompletimit të të gjitha ndeshjeve vendore dhe evropiane sa më shpejt që të jetë e sigurt dhe e mundur për ta bërë.

Numri i të prekurve me koronavirus në Britani të Madhe ka shkuar në 2,692, ndërsa 108 persona kanë vdekur si pasojë. 

(Kosova Sot Online)