Barcelona s’duhet ta shesë Griezmannin, ka nevojë për kohë

  • 19 March 2020 - 16:44
Barcelona s’duhet ta shesë Griezmannin, ka nevojë për kohë

Rivaldo beson se është shumë herët që Barça ta konsiderojë shitjen e Griezmann

Antoine Griezmann u transferua në ‘Camp Nou’ në vitin 2019, me shumë polemika, pasi klubi pagoi klauzolën e futbollistit në La Liga.

Ashtu si Philipe Coutino, ai ishte në super formë para se të transferohet te Barca, por ka dështuar të lë gjurmë në sezonin e parë në Camp Nou.

Raportohet se Barcelona është duke e konsideruar shitjen e francezit, për ta rikthyer në Camp Nou Neymar Juniorin, dëshira e të cilit është që ta veshë edhe njëherë fanellën e Barcës.

“Kampion i botës, që tashmë e njeh shumë mirë Ligën e Spanjës, është dashur të ketë impakt më të madh në Camp Nou. Por, mendoj se Griezmann është ende në gjendje të bëjë diferencën, veçanërisht kur Lionel Messi mungon. Duhet të presim dhe të shohim nëse ai adaptohet në sistemimin e Barçes”, tha Rivaldo.

“Sezoni i parë në Barcelonë më kujton atë të Philippe Coutinhos, dytë erdhën në super formë, por nuk ia dolën të vazhdojnë ashtu edhe në Barcë”. 


(Kosova Sot Online)