Presidenti i La Ligës: Ideja është që kampionatet të përfundojnë më 30 qershor

  • 19 March 2020 - 17:20
Presidenti i La Ligës: Ideja është që kampionatet të përfundojnë më 30 qershor

Tebas thotë se nëse koronavirusi nuk shkakton më shumë probleme, kampionatet do të përfundojnë me 30 qershor

UEFA zyrtarisht vendosi shtyrjen e Kampionatit Evropian në vitin 2021, për shkak të koronavirusit që ka kapluar gjithë botën.

Kështu, UEFA i hapi rrugën përfundimit të kampionateve deri në fund të qershorit, të cilat janë ndërprerë për shkak të virusit COVID-19.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, shpreson që s’do të ketë probleme dhe kampionatet do të mbyllen me 30 qershor.

“Ideja është që në mes të majit apo pak më vonë të fillojnë kampionatet dhe të mbyllen me 30 qershor”, tha ai në një intervistë për El Pais.

“Kjo do të varet edhe nga ajo se disa ndeshje të Champions League mund të luhen në vikend, çka mund të bëjë që disa klube të startojnë më vonë”.

“Vendimi i UEFA-s për të shtyrë Evropianin i ka hapur rrugë mbylljes së kampionateve”.

Ai ndër të tjera tha se në maj do të nisin dhe do të luajnë sërish futboll nëse shtetet garantojnë se s’ka ndonjë rrezik nga pandemia koronavirus.

(Kosova Sot Online)