Higuain ik nga karantina, fluturon për Argjentinë

  • 19 March 2020 - 17:36
Higuain ik nga karantina, fluturon për Argjentinë

Duket se futbollistët i kanë lëshuar nervat.

Pas Mason Mount dhe Luka Jovic, edhe Gonzalo Higuain është larguar nga karantina për të shkuar në vendlindjen e tij, në Argjentinë.

Pavarësisht se ishin vet-izoluar lojtarët e Juves, për shkak se Rugani dhe Matuidi kishin dalë pozitiv me COVID-19, sipas La Repubblica dhe La Gazzetta dello Sport, Gonzalo Higuain është larguar nga karantina.

La Repubblica raporton se policia e ndalën lojtarin në aeroportin e Torinos, por Higuain i tregoi atyre se ka dal negativ pas testeve për koronavirus.

Derisa La Gazzetta dello Sport raporton se edhe Bentancur bashkë me familjen e tij ishin me Higuainin.

Raportohet se Higuain kërkoi leje nga Juve për të vizituar nënë, që është e sëmurë.

Tuttosport insiston se jo vetëm që nuk u paralajmërua nga Juve, por madje ata ia siguruan edhe udhëtimin privat për të fluturuar për Argjentinë. 

(Kosova Sot Online)