Zaniolo po ‘fluturon’ nga gëzimi për shtyrjen e Evropianit në vitin 2021

  • 19 March 2020 - 23:17
Zaniolo po ‘fluturon’ nga gëzimi për shtyrjen e Evropianit në vitin 2021

Tashmë që disa ditë është e konfirmuar, për shkak të koronavirusit, që ka kapluar gjithë botën, Kampionati Evropian është shtyrë për vitin 2021.

Ka edhe nga ata lojtarët që i janë gëzuar shumë këtij lajmi.

Më së shumti i është gëzuar Nicolo Zaniolo i Romës.

Ai është i dëmtuar tash e një kohë, pasi ka këputur ligamentet e gjurit dhe zyrtarisht kishte humbur edhe Euro 2020.

Por për shkak të koronavirusit Evropiani është shtyrë për vitin 2021, çka do të thotë se talenti italian do të jetë gati, gjithmonë nëse s’do të ketë dëmtime tjera.

“Nicolò është shumë i lumtur pasi nuk është e lehtë për një 20-vjeçar të merret me këtë situatë”, u shpreh nëna e futbollistit.

“Ai tani është shumë më i motivuar, ndjen se gjuri po përgjigjet mirë dhe shpreson që së shpejti do të bëjë gjëra si të tjerët. Nuk është ende gati por shtyrja e Evropianin e ka motivuar atë”. 


(Kosova Sot Online)