“Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare”

  • 20 March 2020 - 11:41
“Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare”

Ish-mbrojtësi anësor i Kombëtares së Portugalisë, Paulo Ferreira, beson se bashkëkombësi i tij në Juventus, Cristiano Ronaldo, mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë të futbollit deri në moshën 40-vjeçare.

Sulmuesi i Juventusit tani i ka mbushur 35 vjeç, mirëpo mbetet i vlerësuar si njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit për bardhezinjtë, kur e barazoi rekordin e Serisë A duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Ferreira, i cili luajti përkrah Ronaldos për gjashtë vjet në Kombëtaren e Portugalisë, nuk është aspak i habitur që bashkëkombësi i tij po luan aq mirë përkundër moshës së tij dhe paralajmëroi se ai mund të vazhdojë në këtë formë edhe për pesë vjet të tjera.

“E njoh Cristianon që një kohë të gjatë. Sjellja e tij, profesionalizmi i tij, puna e tij – gjithçka për të është e jashtëzakonshme. Derisa të mos ia lejoj trupi më të luajë, ai do të jetë gjithnjë në këtë nivel dhe mendoj se mund të luajë edhe për tri apo katër vjet të tjera”, ka thënë Ferreira.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm të cilin e respektojnë të gjithë. Atij i frikësohen ende sepse ia mund t’i vendosë ndeshjet. Unë e kam parë atë teka rritej si lojtar. Kam luajtur me të dhe kundër tij që kur ishte 18-vjeçar dhe ai e meriton të jetë në atë nivel për gjithçka që ka bërë dhe punën që e bën ende”.

“Për të qenë në nivelin e tij edhe në moshën 35-vjeçare, duhet të kujdesesh për veten, të punosh shumë, të pushosh dhe të hash shëndetshëm. Ai i bën të gjitha këto, kështu që mund të vazhdojë deri në moshën 40-vjeçare”. 

(Kosova Sot Online)