Ademi viziton LR të Ferizajt, interesohet për gjendjen e lojtarëve gjatë krizës së Covid-19

  • 20 March 2020 - 13:43
Ademi viziton LR të Ferizajt, interesohet për gjendjen e lojtarëve gjatë krizës së Covid-19

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vazhduar edhe sot vizitat në terren pas gjendjes emergjente si pasojë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi gjatë paraditës së sotme ka qëndruar në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Ferizaj në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ilaz Mjaku, ku kanë bashkëbiseduar me kryetarin e LRFF-së, Afrim Haliti dhe trajnerin e KF Ferizaj, Burim Çerkini.

Më pas presidenti Ademi e ka vizituar edhe KFF “Vizioni” ku është pritur nga kreu i këtij klubi Qerim Shaqiri.

Në të dyja këto vizita presidenti Ademi është interesuar për gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe punëtorëve sportivë të këtij regjioni si dhe për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate nga klubet, derisa e ka shprehur gatishmërinë e tij dhe KE të FFK-së për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë pjesë e futbollit dhe që do të kenë nevojë për ndihmë.

Po ashtu, presidenti Ademi uroi që këtë situatë ta kalojmë sa më shpejt në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit dhe fushës së gjelbër.

(Kosova Sot Online)