David Alaba po e konsideron mundësinë e largimit nga Bayern Munichu

  • 20 March 2020 - 15:03
David Alaba po e konsideron mundësinë e largimit nga Bayern Munichu

Futbollisti austriak mund të transferohet në Barcelonë ose Real Madrid gjatë verës që vjen

David Alaba po e konsideron mundësinë e largimit nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur mediumi gjerman “Sport Bild”.

Mbrojtësi austriak ka kontratë me klubin nga “Allianz Arena” deri në verën e vitit 2021.

Mirëpo, palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e saj.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuar për mbrojtësin e majtë, i cili luan edhe si mesfushor.

27 vjeçari ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë në vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online)