Milani i ofron 40 milionë euro për Fekirin

  • 20 March 2020 - 15:37
Milani i ofron 40 milionë euro për Fekirin

Mesfushori francez mund të largohet nga Real Betisi gjatë verës për të përfunduar në Serie A

Nabil Ferik pritet të largohet nga Real Betisi në fund të këtij sezoni.

Paraqitjet e mira që i bëri në La Liga me ekipin nga Sevilla kanë bërë që klubet e mëdha evropiane t’ia vënë syrin futbollistit francez.

{Milani i ofron 40 milionë euro për Fekirin}

Mesfushorin ofanziv ditë më parë e pëlqente Real Madridi.

Ndërsa tash, portali italian “Calciomercato” shkruan se në garë për ish-futbollistin e Lyonit është futur edhe Milani.

“Rossoneri” janë të gatshëm t’i paguajnë 40 milionë euro për lojtarin gjatë verës që vjen.

Tash do t’i mbetet Betisit të vendos nëse do ta shesë apo jo futbollistin kualitativ, i cili vite më parë ishte pranë transferimit në Liverpool.

(Kosova Sot Online)