“S’ka asnjë shans që Salah ose Mane të shkojnë në Real apo Barça”

  • 20 March 2020 - 16:25
“S’ka asnjë shans që Salah ose Mane të shkojnë në Real apo Barça”

McManaman nuk beson se në të ardhmen mund t’i shohim Manen e Salahun me fanellë të Realit ose Barcelonës

Sadio Mane dhe Mohamed Salah vazhdojnë të lidhen me një transferim të mundshëm në Spanjë te Real Madridi ose Barcelona, por ish-ylli i Liverpoolit, Steve McManaman, konsideron se s’ka asnjë shans që të ndodhë kjo.

“Real Madridi tashmë e ka Eden Hazardin, kanë blerë edhe Rodrygon verën e kaluar dhe sapo kanë investuar në Reinierin në janar, kështu që nuk iu besoj këtyre thashethemeve”, tha

“Si Barca ashtu edhe Reali duan të sjellin lojtarë të rinj sepse dyja kanë pasur sezon zhgënjyes, kështu që ata do të tentojnë të përtërijnë skuadrat”.

“Pavarësisht kësaj, nuk besoj se ka ndonjë mundësi që Sadio Mane ose Mohamed Salah të shkojnë në Real Madrid ose Barcelona”. 

(Kosova Sot Online)