“Çdo ditë zgjohesha dhe thosha, pse shkova te Barça? Është penduar edhe Coutinho”

  • 20 March 2020 - 16:45
“Çdo ditë zgjohesha dhe thosha, pse shkova te Barça? Është penduar edhe Coutinho”

Petit mendon se Coutinho mori vendim të gabuar kur la Liverpoolin për Barcelonën, ashtu si ai në vitin 2000, kur la Arsenalin për klubin katalunas.

Philippe Coutinho do të pendohet për vendimin që mori për të lënë Liverpoolin për Barcelonën, thotë Emmanuel Petit.

Sipas tij, Coutinho mori vendim që tërë jetën do të pendohet, ashtu siç ai pendohet kohë pas kohe kur kujton kohën kur la Arsenalin në vitin 2000 për t’u transferuar te Barcelona, ku luajti vetëm një sezon, ashtu siç po ndodh me Coutinhon që është huazuar te Bayern Munich dhe vështirë se do të ketë më vend për të në Camp Nou.

Petiti nuk beson se ka ndonjë shans që Coutinho të kthehet në Anfield.

“Nëse do të isha në vend të Philippe Coutinhos, çdo mëngjes do të zgjohesha dhe do të thosha vet me vete. ‘Pse, pse u transferova në Spanjë?”.

“A e dini pse e them këtë? Sepse, e mbaj mend kohën kur unë zgjohesha kur isha te Barcelona kur lash Arsenalin, dhe mendoja në të njëjtën mënyrë, ‘Pse u largova? Pse u largova? Pse u largova?”.

“Të jem i sinqertë me ju jam shumë i sigurt se Coutinho ia ka bërë këtë pyetje vetes që një kohë. Ai u largua për Bayern Munich, nganjëherë bën paraqitje të mira, por nuk është lojtar i ekipit të parë”. 

(Kosova Sot Online)