Jo Kane, por Jesus është partneri ideal në sulm për Ronaldon

  • 20 March 2020 - 17:34
Jo Kane, por Jesus është partneri ideal në sulm për Ronaldon

Toni beson se Jesus i Man City do të ishte ideali për Juven dhe Ronaldon

Ish sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, i ka sugjeruar ‘Zonjës së Vjetër” që të tentojë ta transferojë sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus.

Pavarësisht se kanë Gonzalo Higuainin dhe flitet se do të qëndrojë të paktën edhe një sezon, Juve po shikon në treg për një tjetër sulmues që do t’i përshtatej më së shumti Cristianos Ronaldos.

Toni mendon se Jesus është i duhuri e jo Harry Kane, edhe pse për të, ai është sulmuesi më i mirë në botë nën moshën 30-vjecare.

“Gabriel Jesus është i shpejt, teknik, dhuron asiste. Ai do të përshtatej më së shumti me Cristiano Ronaldon sepse CR7 nuk është qendër sulmues klasik, por ai është që shënon më së shumti dhe duhet të shënojë shumicën e golave”, u shpreh Toni.

“Sulmuesi tamam sulmues, tipik sulmues si Kane, gjë që unë mendoj se është më i miri në botë nën 30 vjet, nuk është shumë i përshtatshëm për Cristiano Ronaldon”.

“E shoh Jesusin që përshtatet më së shumti. Ai shënon te City rregullisht dhe dhuron shumë asiste, krijon hapësira për shokët e skuadrës, bën presion dhe është vetëm 22-vjecar”.

(Kosova Sot Online)