Juventusi po planifikon t’ia ulë pagën Ronaldos dhe të tjerëve

  • 20 March 2020 - 21:48
Juventusi po planifikon t’ia ulë pagën Ronaldos dhe të tjerëve

Juve është duke menduar seriozisht t’i zvogëlojë rrogat për këtë kohë sa e gjithë bota është kapluar nga koronavirusi.

Sipas Mundo Deportivo, Cristiano Ronaldos, i cili paguhet më së shumti te ‘Zonja e Vjetër’, do t’i ulet rroga për 30%.

Juve po tenton ta bëjë këtë që nesër të mos ketë probleme të mëdha ekonomike që sipas ekspertëve, koronavirusi do të lë shumë pasoja në botë.

Tashmë çuditërisht disa klube kanë shkëputur kontratat me futbollistët, ndërsa ka edhe nga ato që nuk do t’i paguajnë lojtarët deri ditën kur ata të zbresin në fushë, gjë që nuk dihet kur do të ndodhë duke parë numrin e madh të vdekjeve që po e shkakton COVID-19. 


(Kosova Sot Online)