Neymar nis punën që kësaj radhe të kompletojë kthimin në Barcelonë

  • 21 March 2020 - 08:34
Neymar nis punën që kësaj radhe të kompletojë kthimin në Barcelonë

Brazilian do të insistojë me të gjitha forcat kthimin në Barcelonë pasi iu mohua në vitin 2019

Neymar duket se më në fund mund të kompletojë rikthimin në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, raporton Sport.

Braziliani edhe në vitin 2019 deshi të kthehet në Camp Nou por PSG refuzoi oferta të ndryshme të Barcelonës.

Por këtë herë ai është gati sipas Sport që të bëjë gjithçka me fuqinë që ka për të shtyrë që transferimi të ndodhë.

Ney i ka rënë pishman që është larguar nga Barcelona në vitin 2017, këtë ia ka thënë edhe Lionel Messit dhe s’do të jetë lojtari i dikurshëm derisa të realizojë dëshirën që për të, edhe njëherë, është si ëndërr.

(Kosova Sot Online )