Interi po mendon edhe për Aubameyangun nëse Martinez largohet

  • 21 March 2020 - 09:16
Interi po mendon edhe për Aubameyangun nëse Martinez largohet

Aubameyang është futur në listën e dëshirave të Antonio Contes

Pas pak muajsh, Interi do të ketë një verë të nxehtë, me largime e afrime të reja.

Antonio Conte ka shumë mundësi që të humbasë një ndër më të mirin në skuadër, Lautaro Martinezin.

22 vjecari argjentinas kërkohet me ngulm nga Barcelona, pasi shihet si zëvendësuesi ideal për Luis Suarez që po shkon drejt fundit të epokës me Barcën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Martinez largohet nga Interi, Conte do të tentojë t’i afrojë në skuadër Oliver Giroud dhe Aubameyangun.

Aubameyangut i skadon kontrata në fund të sezonit dhe bisedimet kanë ngecur për rinovimin e kontratës që mos të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Derisa Giroud u kërkua nga Conte edhe verën që lamë pas, kështu trajneri italian beson se me këtë dy në sulm, si dhe Lukakun e Sanchezin, mund t’ia dalin edhe pa Lautaron.

 

(Kosova Sot Online )