Capello insiston: Realit po i mungon një lider si Ronaldo

  • 21 March 2020 - 13:17
Capello insiston: Realit po i mungon një lider si Ronaldo

Capello nuk ka asnjë dyshim se Realit vazhdon t’i mungojë Ronaldo

Sezon me luhatje mund të konsiderohet edhe edicioni i dytë i Real Madridit pa Cristiano Ronaldon.

Los Blancos tashmë janë eliminuar nga Copa del Rey, derisa janë me një këmbë jashtë Champions League, pas fitores së Manchester City 2-1 në “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa Reali ka humbur edhe kreun në La Liga, tjetër sezon i humbur për Los Blancos në mungesë të Cristiano Ronaldos.

Fabio Capello s’ka asnjë dyshim se gjithçka që po i ndodh Realit, është për shkak të mungesës së CR7, i cili me fanellën e Realit ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

“Reali? S’di çfarë të them, për një moment kanë probleme, për një moment luajnë shumë mirë”, u shpreh Capello.

“Përsa kaq shumë luhatje? Kanë nevojë për lider në fushë. Ekipi duhet të ketë një referent, dikë që transmeton te të tjerët fitore. Unë kisha Raulin, Hierron, Redondon… gjithmonë kishin dëshirë dhe vullnet për të fituar”.

“Dhe tani nuk është Cristiano… ? Po pra. Unë gjithmonë si komentues nëpër TV thosha; “Nëse doni ta mposhtni Realin duhet të shënoni dy gola. Përse? Sepse ishte e ditur se Cristiano shënon një sigurt. E njëjta gjë edhe te Barça me Messin”. 


(Kosova Sot Online)