Ronaldinho feston ditëlindjen e 40-të, koha kur trulloste futbollistët
Ronaldinho, “një yll që ka rënë në mënyrë të pabesueshme e gati-gati është shuar tërësisht”, feston ditëlindjen e 40-të
Dikur “ndriçonte” stadiumet e Europës dhe botës me klasin e tij të padiskutueshëm në sportin më popullor në botë, futbollin, bëhet fjalë për Ronaldinhon.
I lindur në Porto Allegre, më 21 mars të 1980-s, ylli Brazilian sot feston ditëlindjen e tij të 40-të.
Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist, Ronaldinho ka dhuruar spektakël, me fanellat e skuadrave të Paris Saint Germain, Barcelona, Milan, etj.
Kulmin e karrierës Ronaldinho e arriti te Barcelona, ku pushtoi botën me magjitë e tij në fushë.
Ai bëri 207 paraqitje për Barcën, shënoi 94 gola dhe fitoi shumë trofe.
Një video më poshtë që mund ta shikoni, tregon më së miri klasin e 29 vjecarit, që mahniti për shumë vite tifozët nëpër botë.
Ndryshe nga herët e tjera, Ronaldinho e festoi ditëlindjen në burg kesaj radhe. Ai ndodhet në një burg në Asuncion të Paraguajit, ku mbahet që prej datës 6 mars.
I arrestuar me pasaportë false, Ronaldinho tani akuzohet nga autoritetet paraguaiane edhe si i përfshirë në një skemë për pastrimin e parave, ndërsa pavarësisht garancive të ofruara nga avokatët e tij, ende nuk është lënë i lirë.
Ndërsa së fundi shkëlqeu edhe në një ndeshje të zhvilluar në ambientet e burgut në Paraguai, duke shënuar 5 gola.
(Kosova Sot Online)