Ekipi Olimpik i SHBA-së kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike

  • 21 March 2020 - 18:06
 Ekipi Olimpik i SHBA-së  kërkon shtyrjen e Lojërave Olimpike

Ekipi Olimpik i vrapimit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që Lojërat Olimpike të kësaj verë që pritet të zhvillohen në Tokio të Japonisë të shtyhet për një datë të mëvonshme shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Organi qeverisës i atletikës në SHBA ka kërkuar që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik të vendosë për shtyrjen e Lojërave Olimpike, ndërsa vetëm pak ditë më parë edhe ekipi Olimpik i notit i SHBA-së e bëri një kërkesë të njëjtë.

“Ne natyrisht që i kuptojnë rregullat ligjore të kësaj kërkesa dhe realitetin e tentimit për ta koordinuar zhvillimin e Lojërave Olimpike të shtyra rreth orareve të garave të tjera, etj.”, thuhet në kërkesën e Ekipit Olimpik të vrapimit të SHBA-së.

“Por, alternativa që të vazhdojmë përpara me të njëjtën agjendë, përkundër situatë aktuale në botë, nuk do të jetë në interesin më të mirë të atletëve tanë, sado që do të jetë e vështirë të merret një vendim i tillë”,

Lojërat Olimpike supozohet të zhvillohen nga 24 korriku deri më 9 gusht të këtij viti. Qeveria japoneze ka insistuar se s’është e nevojshme të shtyhet eventi, përderisa UEFA vendosi këtë javë që Kampionatin Evropian ta shtyjë për vitin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)