Malcom: Do të më pëlqente kthimi në Barcelonë

  • 21 March 2020 - 20:35
Malcom: Do të më pëlqente kthimi në Barcelonë

Malcom e pranon se ai u përball me vështirësi gjatë sezonit të tij të vetëm në Barcelonë, 2018/19, por braziliani thotë se ai do t’i pëlqente shumë mundësia të kthehet në Camp Nou dikur në karrierën e tij.

Braziliani Malcom kishte qenë njëri ndër talentet më të kërkuar në botën e futbollit pas sukseseve dhe paraqitjeve mbresëlënëse të tij në ligën elitare të futbollit francez me Bordeaux.

Roma dukej se e kishte siguruar transferimin e tij, por Barcelona e kishte bërë një ofertë me shumë më të madhe parash në momentet e fundit dhe ia kishte rrëmbyer futbollistin gjigantin të Serisë A.

Megjithatë, ai s’arriti ta dëshmojë vetën në Katalonjë, ku i bëri vetëm 24 paraqitje për klubin. Por, ai i shijoi disa momente të mira, përfshirë këtu golat kundër Real Madridit dhe Interit, para se të shitej në Zenit vetëm një vit pasi shkoi në Spanjë.

“Unë pata marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Ernesto Valverde, ai është trajner i mirë dhe person i mirë. Ai nuk ma sqaroi kurrë se pse nuk luaja, por mua s’më pengonte sepse ne jemi profesionistë dhe kështu shkojnë këto gjëra”, ka thënë Malcom.

“Unë nuk u ndala kurrë së punuari dhe tentoja të luaja mirë dhe ta ndihmoja skuadrën kur ai më jepte minuta lojë”.

“Nuk dihet kurrë, ndoshta në të ardhmen unë mund të kthehem, do të më pëlqente shumë. Por, tani unë mendoj vetëm për Zenitin”. 

(Kosova Sot Online)