PSG-ja synon të përfitojë nga kriza aktuale duke ia rinovuar kontratën Mbappes

  • 21 March 2020 - 21:46
PSG-ja synon të përfitojë nga kriza aktuale duke ia rinovuar kontratën Mbappes

Paris Saint-Germaini planifikon të përfitojë nga situata e komplikuar në botën e futbollit për shkak të përhapjes së koronavirusit për ta bindur Kylian Mbappen të nënshkruajë kontratë të re.

Koronavirusi e ka pezulluar futbollin kudo nëpër Evropë dhe e ka komplikuar agjendën e sezonit 2019/20, përderisa Kampionati Evropian është shtyrë për verën e vitit 2020 dhe ligat kanë afat të mbyllen deri në verë.

Përhapja e koronavirusit i ka goditur klubet në aspektin financiar, mirëpo Paris Saint-Germaini e ka parë edhe një anë pozitive të situatës aktuale. Tani klubi francez ka më shumë kohë të tentojë ta bindë Kylian Mbappen të nënshkruajë kontratë të re, pasi që ajo aktualja vlen vetëm deri më 2022.

Mbappe dëshironte të priste deri sa të përfundojë Kampionati Evropian, që pritej të zhvillohej këtë verë, para se ta diskutojë të ardhmen e tij me klubin, por tani Evropiani është shtyrë për verën e vitit 2021, shkaku i koronavirusit.

Përderisa që një kohë është sugjeruar se ylli francez dëshiron ta nisë një përvojë të re në karrierën e tij për sezonin 2020/21, PSG-ja planifikon ta përdorë kohën ekstra gjatë verës së vitit 2020 për ta përmirësuar ofertën për Mbappen.

Lojtari deri më tani s’ka dhënë shenja pozitive, por pasi që gjatë verës s’do të ketë Kampionat Evropia e ndoshta as Lojëra Olimpike, vlera e tij pritet të mbetet e njëjta në treg dhe ai mund të vendosë ta shfrytëzojë mundësinë për përfitime financiare duke nënshkruar kontratë të re. 

(Kosova Sot Online)