Ronaldo ka një mesazh nga karantina

  • 22 March 2020 - 14:03
Ronaldo ka një mesazh nga karantina

Cristiano Ronaldo edhe një herë u është drejtuar përkrahësve të vet, duke iu bërë thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpitë e veta, duke e theksuar rëndësinë e qëndrimit brenda në luftë për parandalimin e përhapjes së pandemisë koronavirus.

Sportet, përfshirë futbolli, në gjithë botën janë pezulluar momentalisht, për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid-19, i cili iu ka marrë jetën më shumë se 13 mijë personave në mbarë globin deri tani.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë Ronaldo, i cili edhe vetë është në karantinë, ka bërë thirrje që të gjithë të qëndrojnë brenda, në luftë për ta mposhtur këtë sëmundje ngjitëse.

Mesazhi i Ronaldo është shumë i rëndësishëm, duke qenë se ai i ka mbi 200 milionë ndjekës në Instagram, mbi 120 milionë në Facebook dhe mbi 80 milionë në Twitter.  

“Nëse kemi ëndërruar ndonjëherë të luani për miliona njerëz përreth botës, atëherë tani e kemi mundësinë. Luani brenda, luani për botën”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)