Mancini: Do të kemi një Itali tjetër në vitin 2021

  • 22 March 2020 - 15:34
Mancini: Do të kemi një Itali tjetër në vitin 2021

Roberto Mancini ka dhënë disa komente lidhur me shtyrjen e Euro 2020 dhe mënyrën se si ky vendim afekton kombëtaren e tij.

Vendimi për shtyrjen e Kampionatit Evropian, i cili erdhi më herët gjatë kësaj jave, do të ketë ndikim edhe te kombëtarja e Italisë.

Selektori i kësaj kombëtare beson se skuadra e tij do të ketë përfitime, pasi deri në 2021 do të kthehen disa lojtarë të rëndësishëm që ishin të dëmtuar, kurse të tjerë do të fitojnë përvojën.

“Sigurisht, rikuperimi i lojtarëve me karakteristika unike si Nicolo Zaniolo është i rëndësishëm. Ka lojtarë të tjerë të rinj që ne kemi në skuadër dhe do të kenë më shumë eksperiencë verën tjetër” ka thënë Mancini.

“Nëse emra si Federico Chiesa shkojnë në klube të mëdha dhe kanë minuta, kjo do të thotë se ata do të jenë më të matur. Të tjerë si Domenico Berardi mund të sigurojnë marrëveshje të mira në të ardhmen, pasi ai është vetëm 25 vjeç dhe mund të rritet si lojtar” ka shtuar selektori i ‘Azzurri’.

Sigurisht, Mancini ka të drejtë, por shpresojmë që kombëtarja e Italisë të mos afektohet nga kriza që shkaktoi Covid19.

(Kosova Sot Online)