Serie A mund të mos përfundojë, rritet shumë numri i të vdekurve

  • 22 March 2020 - 22:16
Serie A mund të mos përfundojë, rritet shumë numri i të vdekurve

Situata nuk është aspak duke u qetësuar në Itali dhe si pasojë e kësaj, Serie A ka mundësi që të mos rinisë

Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 5,476, ndërsa është rritur për 651 në 24 orët e fundit.

Çdo ditë me kohën lokale, Qeveria e Italisë jep detaje për ata të infektuar me koronavirus dhe ata që ndërrojnë jetë.

Më 22 mars, pak më parë, autoritetet e Italisë njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar total 5,476 njerëz            që kanë vdekur nga COVID-19, është rritur për 651 që nga 21 Marsi.

3.957 teste tjera kanë dalë pozitive, derisa në të njëjtën kohë 952 veta janë shëruar në këto 24 orët e fundit, total 7,024 që kanë kaluar këtë sëmundje.

Aktualisht janë 46,638 teste pozitive, 23,783 në vet-izolim në shtëpi dhe 3,000 në kujdes intensiv.

E vetmja pozitive këtu është fakti se dje për 24 orë kanë vdekur 793 persona, kurse sot ka rënë në 651 dhe italianët shpresojnë që numri të bie nga dita në ditë dhe të normalizohet situata.

Në përgjithësi në 72 orët e fundit ka pasur 2,071 vdekje dhe sipas të shumtëve në Itali, futbolli tashmë atje nuk është as në plan te dytë, dhe vështirë se do të rinisë në maj siç është planifikuar në gjithë europën.

Edhe Lukaku tha se s’do të dalë në stërvitje derisa të përfundojë gjithçka dhe tani për tani në Itali, situata është larg për t’u normalizuar. 

(Kosova Sot Online)