“Shumë dhimbje dhe lot, nuk kthehemi në tribunë po rinisi sezoni”

  • 22 March 2020 - 22:21
“Shumë dhimbje dhe lot, nuk kthehemi në tribunë po rinisi sezoni”

Veriu i Italisë është duke kaluar padiskutim situatën më të vështirë të historisë që pas Luftës së Dytë Botëtore, teksa Lombardia është rajoni më i prekur me shumë se 2 mijë viktima nga koronavirusi.

Futbolli mund të rinisë ndoshta pas tre javësh, por edhe mund të mbyllet këtu.

Megjithatë, tifozeria e Brescias ka marrë vendim edhe nëse topi nis të lëvizë sërish.

“Shumë lot, shumë të vdekur! Shumë dhimbje dhe faqe gazetash të mbushura me lajme të zeza. Duke parë këtë trishtim të madh, këtë situatë, këtë gjendje, nuk do të kthehemi në tribunë edhe nëse rinis kampionati. Nuk mund ta bëjmë duke menduar për ata familjarë të shkretë që kanë humbur njerëzit e dashur dhe jo vetëm…”.

Situata nuk është aspak duke u qetësuar në Itali, që është vendi më i prekur nga koronavirusi.

Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 5,476, ndërsa është rritur për 651 në 24 orët e fundit.

Çdo ditë me kohën lokale 18:00, Qeveria e Italisë jep detaje për ata të infektuar me koronavirus dhe ata që ndërrojnë jetë.

Më 22 mars, autoritetet e Italisë njoftuan se numri i të vdekurve ka shkuar total 5,476 njerëz që kanë vdekur nga COVID-19, është rritur për 651 që nga 21 Marsi.

3.957 teste tjera kanë dalë pozitive, derisa në të njëjtën kohë 952 veta janë shëruar në këto 24 orët e fundit, total 7,024 që kanë kaluar këtë sëmundje.

Aktualisht janë 46,638 teste pozitive, 23,783 në vet-izolim në shtëpi dhe 3,000 në kujdes intensiv.

E vetmja pozitive këtu është fakti se dje për 24 orë kanë vdekur 793 persona, kurse sot ka rënë në 651 dhe italianët shpresojnë që numri të bie nga dita në ditë dhe të normalizohet situata.

Në përgjithësi në 72 orët e fundit ka pasur 2,071 vdekje dhe sipas të shumtëve në Itali, futbolli tashmë atje nuk është as në plan te dytë, dhe vështirë se do të rinisë Serie A në maj siç është planifikuar në gjithë europën.  

(Kosova Sot Online)