Agjenti i Callejon: “S’kemi marrëveshje me Napolin”

  • 22 March 2020 - 22:22
Agjenti i Callejon: “S’kemi marrëveshje me Napolin”

Napoli dëshiron ta mbajë Calejonin, por tani për tani ende s’kanë arritur një marrëveshje.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i futbollistit, Garcia Quilon.

33-vjecari do të jetë lojtar i lirë në qershor, nëse Napoli nuk i ofron kontratë të re.

Callejon është pjesë e Napolit që nga viti 2013.

“Presidenti Aurelio De Laurentiis gjithmonë ka dashur që t’ia rinovojë kontratën Joses, por në këtë moment s’ka marrëveshje”, tha Quilon.

“Ne jemi mirënjohës për interesin e treguar dhe gjithmonë ka dashuri reciproke. Ne kemi dy pozicione të ndryshme, por asnjëherë nuk ka pasur konflikte”.

Callejon deri më tani ka bërë 336 paraqitje për Napolin, ka shënuar 80 gola. 

(Kosova Sot Online)