Barcelona dhe Chelsea, betejë për Telles

  • 23 March 2020 - 09:58
Barcelona dhe Chelsea, betejë për Telles

Barcelona dhe Chelsea pritet të garojnë në tregun e transferimeve për mbrojtësin e majtë të Portos, Alex Telles, sipas Sport.

Telles mund të përfundojë në Barcelonë apo Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse në të kaluarën ka ngurruar ta shesë 27-vjeçarin, Porto mund të ndryshojë mendje këtë verë sepse braziliani ka refuzuar ta zgjasë kontratën me klubin deri tani.

Kontrata aktuale i Telles me Porton mbaron vitin e ardhshëm, prandaj klubi portugez mund të vendosë ta shesë tani në mënyrë që të mos e humbasë pa asnjë qindarkë verën e ardhshme.

Kjo i ka alarmuar Barçën dhe Chelsean, të cilat kanë nevojë për t’i përforcuar krahët e majtë të mbrojtës. 

(Kosova Sot Online)