Mesfushori Nainggolan: Sapo të dal nga karantina, do të luaj deri në moshën 50 vjeçe

  • 23 March 2020 - 10:49
Mesfushori Nainggolan: Sapo të dal nga karantina, do të luaj deri në moshën 50 vjeçe

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, shpreson se do të mundë të luajë futboll profesionist deri në moshën 50-vjeçare, derisa mezi pret të dalë nga vetizolimi i detyrueshëm nga pandemia koronavirus.  

Pandemia Covid-19 i ka detyruar sportet në gjithë botën të pezullohen për shkak të përhapjes së pakontrollueshme, si pasojë e së cilës kanë vdekur mbi 14.500 persona në mbarë botën.

Belgu foli nga profili në Instagram i Cagliari, ku është i huazuar nga Interi, në një transmetim të drejtpërdrejtë. Edhe ai, si gjithë të tjerët, nuk po e përjeton mirë faktin që duhet të qëndrojë brenda.

“Në përgjithësi jam i qetë. Unë pres lajme dhe vazhdoj të stërvitem në shtëpi, edhe pse kjo mënyrë e jetës nuk është bërë për mua. Qëndrimi në shtëpi pas një kohe bëhet mërzitje absurde. Unë luaj pak me shokët e mi në PlayStation, provoj ta kaloj kohën. Dje bëra një tortë me vajzën time. Më pas bëj prova të bashkëpunoj me disa grupe DJ për të kaluar një moment të lirë”, tha Nainggolan.

Por, Nainggolan mezi pret të rifillojë jetën e mëparshme: “Sapo të mbarojë kjo karantinë, unë dua të kem një mbrëmje të këndshme, si në të kaluarën. Dhe tani, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj të luaj deri 50 vjeç”.

(Kosova Sot Online)