La Liga shtyhet zyrtarisht deri në njoftimin e radhës, shkaku i koronavirusit

  • 23 March 2020 - 14:05
La Liga shtyhet zyrtarisht deri në njoftimin e radhës, shkaku i koronavirusit

Federata e Futbollit e Spanjës dhe La Liga janë pajtuar që zyrtarisht ta shtyjnë ligën spanjolle të futbollit dhe të gjitha ndeshjet e futbollit profesionit deri në njoftimin e radhës.

La Liga ishte shtyrë paraprakisht për dy javë, por me zgjatjen e gjendjes alarmante në gjithë Spanjën deri në mes të prillit, ideja për rikthimin e futbollit është i pamundur për momentin.

Në një komunikatë të përbashkët të lëshuar sot, La Liga dhe Federata spanjolle njoftuan se futbolli nuk do të rikthehet deri në momentin që qeveria dhe autoritetet spanjolle ta konsiderojnë se nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Ato kanë thënë po ashtu se duan të shfaqin mirënjohje për publikun, i cili është duke e bërë të pamundurën për ta luftuar koronavirusin në këtë kohë të vështirë.

Ndërkohë, Javier Tebas, presidenti i La Ligës, është zotuar se sezoni aktual 2019/20 do të kompletohet.  

(Kosova Sot Online)