Humb betejën me koronavirusin, vdes trajneri shqiptar i boksit

  • 23 March 2020 - 14:16
Humb betejën me koronavirusin, vdes trajneri shqiptar i boksit

Koronavirusi ka tronditur edhe sportin në Shqipëri.Shkaku i infektimit me Covid 19, është ndarë sot nga jeta në moshën 61-vjeçare, ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qenë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, virusi e stopoi jetën e tij.

Një humbje e madhe kjo për mbarë sportin shqiptar.

Në Shqipëri sot janë raportuar tri vdekje të reja shkaku i koronavirusit.

(Kosova Sot Online)