Agjenti: Napoli ende e pëlqen Immobilen

  • 23 March 2020 - 18:14
Agjenti: Napoli ende e pëlqen Immobilen

Alessandro Moggi, agjenti i Ciro Immobiles, ka deklaruar se Napoli vazhdon të jetë i interesuar për italianin, ashtu siç ishin Interi e Milani një vit më parë.

Immobile është golashënuesi më i mirë i Serie A me 27 finalizime, gjashtë më shumë se rivali për ‘Këpucën e Artë’, Cristiano Ronaldo.

Alessandro Moggi ka dhënë detaje të reja për të ardhmen e 30-vjecarit.

Nuk ka asnjë dyshim që Cristiano Giuntoli (drejtori sportiv i Napolit) është admirues i madh i Immobiles, që para se Ciro të shkojë te Lazio”, tha Moggi për Radio Kiss Kiss.

“Ai ka qenë admierues i madh i tij, por duke parë atë që ka bërë në pesë vitet e fundit, është e pamundur të mos jesh”.

“Ai ka kontratë deri më 2023 dhe nëse dikush e do atë, duhet të trokasë në dyer të Lazios”.

“Është herët për të folur për interesimet për të, por tashmë ka pasur nga Interi, Milani, Kina një vit më parë, do të shohim”.

Raportohet se Arkadiusz Milik kushton 40 milionë euro me vetëm një vit në kontratë…

“Nëse, me një vit kontratë, kushton 40 milionë, më tregoni se sa vlen Immobile…”

(Kosova Sot Online)