Balaj: “Jam i brengosur për familjen time në Itali”

  • 23 March 2020 - 18:36
Balaj: “Jam i brengosur për familjen time në Itali”

Futbolli është ndalur edhe në Austri, si në pjesën më të madhe të kampionateve në Europë, për shkak të koronavirusit.

Sulmuesi shkodran i Kombëtares shqiptare, Bekim Bala, aktualisht pjesë e Strum Grazit, po zbaton rregullat e izolimit, larg familjes së tij.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali, në Rimini, një zonë mjaft e prekur nga Koronavirusi. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin,” – deklaroi Balaj në lidhjen me “FanZone” ne Super Sport.

“Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jeta, e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. Kam kontakte me shokët e Kombëtares, e kalojmë kohën duke luajtur “Ludo King”.

Pyetjes së një tifozi nëpërmjet rrjeteve sociale nëse kualifikimi në Euro 2016 ishte fat apo rrjedhojë e forcës së grupit, shkodrani iu përgjigj:

“Jam i bindur që e merituam atë kualifikim, bëmë shumë mirë në shumë ndeshje.”

(Kosova Sot Online)