“Çmendet” basketbollisti, poston video erotike me të dashurën nga karantina

  • 23 March 2020 - 19:01
“Çmendet” basketbollisti, poston video erotike me të dashurën nga karantina

Jamal Murrayn është pjesë e një skandali të shpërthyer në Amerikë në këto ditë krize të koronavirusit

Kur e gjithë bota është paralizuar, njerëzit po mundohen t’i kalojnë sa më mirë ditët e izolimit që të ruhen nga koronavirusi.

Por, basketbollisti i Denver Nuggets, Jamal Murray, është përfshirë në një skandal teksa nga llogaria e tij në Instagram u publikua një video me përmbajtje të fortë erotike, ku 23-vjeçari shfaqej bashkë me të dashurën e tij.

Pamjet qëndruan vetëm pak çaste, pasi u fshinë nga Murray, i cili konfirmoi se ai s’kishte të bënte me këtë, por ia kishin hakuar llogarinë.

Sido që të jetë, Murray veproi vonë, pasi video tashmë është duke bërë xhiron e botës.

Murray i turpëruar për atë që ndodhi, e ka mbyllur llogarinë e tij tani për tani në Instagram, ndërsa ka reaguar në Twitter për atë që ndodhi.

“Para së gjithash, do të doja t’u kërkoja falje tifozëve. Llogaria ime është hakuar, ne jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë problem. Faleminderit!”, shkroi ai.


(Kosova Sot Online)