Messi edhe njëherë lë prapa Ronaldon… Neymar edhe më larg!

  • 23 March 2020 - 19:20
Messi edhe njëherë lë prapa Ronaldon… Neymar edhe më larg!

Messi ka lënë prapa Ronaldon, të martën shpallet futbollisti me më së shumti të ardhura

“France Football” do të publikojë të martën raportin e përvitshëm të përfitimeve financiare të futbollistëve dhe trajnerëve, një klasifikim që prej vitesh kryesohet nga treshja Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Junior.

Tashmë është zbuluar para kohe, edhe këtë sezon Messi është futbollisti me të ardhurat më të larta vjetore, duke lënë pas Ronaldon në vendin e dytë e Neymarin në të tretë.

Sa i përket renditjes së trajnerëve, ai që përfiton më shumë është Diego Simeone, i ndjekur nga Anonio Conte dhe Pep Guardiola.

Për t’i kuptuar më shumë shifrat në lojë, të gjitha bruto, revista franceze saktëson se janë marrë në analizë të ardhurat nga paga, bonuset sportive të sezonit të kaluar dhe përfitimet nga kontratat me sponsorët dhe reklamat të vitit fiskal aktual.

Në total, Messi ka fituar vitin e kaluar 131 milionë bruto, 13 milionë më shumë se rivali i tij, Ronaldo, derisa janë të vetmit futbollist që kanë kaluar 100 milionëshin, raporton Gazeta Express.

Futbollistët me më së shumti të ardhura vjetore:

1 – Lionel Messi (Barcelona): 131 milionë euro (bruto)
2 – Cristiano Ronaldo (Juventus): 118 milionë euro (bruto)
3 – Neymar (PSG): 95 milionë euro (bruto)
4 – Gareth Bale (Real Madrid) 38.7 milione euro
5 – Antoine Griezmann (Barcelona): 38.5 milionë euro (bruto).


(Kosova Sot Online)