“Më mirë humbi 4:3 kundër Liverpoolit sesa ta lë Barçën të sillet me top rreth meje”

  • 24 March 2020 - 10:16
“Më mirë humbi 4:3 kundër Liverpoolit sesa ta lë Barçën të sillet me top rreth meje”

Trajneri i Red Bull Salzburgut, Jesse Marsch, e theksoi besimin tij në stilin e lojës së tij, duke thënë se preferon të humbë, por të luajë mirë kundër Liverpoolit sesa të jetë si skuadrat që e lejojnë Barcelonën ta bëjë stilin e vet të famshëm të lojës “tiki-taka” kundër tyre.

Jesse Marsch ka qenë duke punuar me ekipe të Red Bull që nga viti 2005, fillimisht si trajner i Neë York Red Bulls, pas një periudhe me Montreal Impact. Ajo periudhë ishte mjaft e suksesshme, pasi që edhe u emërua trajneri i vitit në MLS.

Pas kësaj, Marsch vendosi ta vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, fillimisht si ndihmëstrajner i Red Bull Leipzigut, e pastaj si kryetrajner i Red Bull Salzburgut. Me Salzburgun, Marsch është bërë më i famshëm në botën e futbollit, shkaku i paraqitjeve në fazën e grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Me lojtarë si Erling Haalnd dhe Takumi Minamoni, që tani janë largua nga Salzburgu, skuadra e Marsch ishte mbresëlnës në ndeshjes kundër Liverpoolit e Napolit, duke arritur të fitojë zemrat e shumë tifozëve në disfatën 4:3 kundër Liverpoolit.

“Unë preferoj të shkoj në Liverpool dhe të humbi 4:3 më shumë sesa ta udhëzoj skuadrën të rri në mbrojtje për 90 minuta dhe të tentojë të bëjë diçka përmes kundërsulmeve. Thjesht e shijoj këtë lloj filozofie, mendoj se sjell sukses”, ka thënë Marsch.

“Stili i lojës me presion të madh është bërë i famshëm. Unë çmendem kur shoh skuadrat e tjera të rrinë në mbrojtje kundër Barcelonës, të cilës ia lejojnë t’i bëjë 5000 pasime”. 

(Kosova Sot Online)