Ylli i MLS tregon pse mendon se Ronaldo është më i mirë sesa Messi

  • 24 March 2020 - 11:36
Ylli i MLS tregon pse mendon se Ronaldo është më i mirë sesa Messi

Ylli i ri i ligës amerikane MLS, Alan Pulido, beson se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është futbollisti më i mirë në botë, më i mirë edhe sesa Lionel Messi, pasi që ka punuar shumë për të arritur aty ku është tani.

Sulmuesi i Juventusit tani i ka mbushur 35 vjeç, mirëpo mbetet i vlerësuar si njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit për bardhezinjtë, kur e barazoi rekordin e Serisë A duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.

Ronaldo i ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke u ndihmuar bardhezinjve të shpresojnë për ta fituar kampionatin vendore për herë të nëntë radhazi.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë në betejë që më shumë se një dekadë për të qenë futbollisti më i mirë në botë dhe asnjëri nuk ka shfaqur shenja ngadalësimi, përkundër që të dy po i afrohet fundit të karrierës.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, e mori çmimin më prestigjioz në botën e futbollit, Topin e Artë, për herë të gjashtë vitin e kaluar, duke i lënë prapa Virgil van Dijkun e Liverpoolin dhe armikun e vjetër tani në Juventus, Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, gjatë intervistës së tij për Fox Sports, Pulido tha se beson që Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, përkundër që e pranoi se Messi është i talentuar.

“Mendoj se Cristiano stërvitur aq shumë për të qenë futbollisti që është tani dhe cilësitë e tij fizike e bëjnë atë futbollistin më të mirë në botë. Për këtë arsye mendoj se portugezi është shumë më i mirë sesa Messi, edhe pse argjentinasi ka talent natyral”, tha Pulido. 

(Kosova Sot Online)