Real Madridit ka filluar ti tregojë opsionet e për këtë verë: Haaland, Neymar, Martinez e Mbappe

  • 24 March 2020 - 13:20
Real Madridit ka filluar ti tregojë opsionet e për këtë verë: Haaland, Neymar, Martinez e Mbappe

Përkundër faktit që futbolli evropian është pezulluar përkohësisht shkaku i koronavirusit, Real Madridi ka filluar të punojë për planet e afatit kalimtar të verës.

Los Blancos e kanë pasur të vështirë të gjejnë gola në ndeshjet e muajve të fundit dhe klubi madrilen ka vendosur që të hidhet në “gjueti” për një sulmues sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Sulmuesi francez Karim Benzema nuk po arrin të shënojë më aq shumë sa bëri para pak kohësh dhe eksperimenti Luka Jovic s’ka pasur sukses aspak në Santiago Bernabeu.

Lajmi i madh i raportuar nga e përditshmja spanjolle, Marca, është se Real Madridi e ka bërë prioritet për këtë verë transferimin e Erling Haalandit, duke i lënë si opsione të dyta Lautaro Martinezin e Interin dhe Timo Wernerin e Leipzigut.

Nuk është aspak sekret që Kylian Mbappe mbetet transferimi i ëndrrave për drejtuesit e Real Madridit, mirëpo gjasa për ta bindur Paris Saint-Germainin t’ua shesë yllin francez janë pothuajse zero. Megjithatë, një transferim i tillë mbetet opsion për vitin e ardhshëm.

Neymari është gjithashtu njëri ndër opsionet, mirëpo klubi nuk mendon se sjellja e tij do të përshtatej në zhveshtoren e Real Madridit.

Megjithatë, Real Madridi do ta ketë të limituar këtë kërkim për një sulmues, pasi që ka të drejtë t’i ketë vetëm tre lojtarë në skuadër që s’kanë pasaportë të vendeve evropiane dhe tashmë ato tre vende në skuadër janë të zëna nga Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Eder Militao. 

(Kosova Sot Online)