Mourinho u del në ndihmë të vjetërve mes krizës së koronavirusit

  • 24 March 2020 - 15:00
Mourinho u del në ndihmë të vjetërve mes krizës së koronavirusit

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, bëri punë vullnetarë gjithë ditës së hënë, kur u doli në ndihmë personave më të vjetër në moshë të cilët janë vendosur në karantinë, mes krizës së koronavirusit që e goditur edhe Britaninë e Madhe si të gjithë botën.

Jose Mourinho po i ndihmon organizatave britanike Age UK dhe Love Your DoorStep – organizata lokale që po i bashkojnë njerëzit për t’iu dërguar produkte ushqimore dhe gjëra tjera esenciale njerëzve të moshuar të vendosur në karantinë.

Trajneri i Tottenhamit, në një video të publikuar në llogarinë zyrtare të Love Your DoorStep, dëgjohet duke thënë: “Jam këtu për t’u ndihmuar Age UK dhe Love Your DoorStep dhe natyrisht edhe ju mund të dhuroni ushqim, të dhuroni para ose të bëni punë vullnetare”.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, më vonë bëri të ditur për masa më strikte për lëvizjen e qytetarëve, duke i paralajmëruar të gjithë se do të gjobiten nëse shihen duke i shkelur ato gjoba.

Sezoni në Premierligë javën e kaluar u vendos të shtyhet të paktën deri më 30 prill, mirëpo ende mbetet të shihet nëse do të mundë të përfundohet apo jo ky sezon, varësisht nga situata.

Virusi Covid-19 tashmë i ka prekur mbi 395 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa mbi 17 mijë njerëz kanë mbetur shkaku i virusit. 

(Kosova Sot Online)