Menaxheri: Hysaj është rikthyer në nivelin e lartë me Gattuson trajner

  • 24 March 2020 - 21:13
Menaxheri: Hysaj është rikthyer në nivelin e lartë me Gattuson trajner

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss për të ardhmen e yllit kuqezi, i cili pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit.

Ai e ka lartësuar mbrojtësin e djathtë të Kombëtares shqiptare, duke thënë se e ka kthyer formën e lartë pas ardhjes së Gennaro Gattusos në stolin e Napolit.

“Siç kam thënë gjithmonë në intervistat e mëparshme, Hysaj ka bërë një rikuperim të rëndësishëm me Gatttuson, është kthyer në nivelet e treguara me Sarin”, ka thënë Giuffredi.

“Gattuso e vlerëson shumë, por ai është në një nivel me Di Lorenzon dhe nuk mund të kesh dy lojtarë të të njëjtit nivel në  të njëjtin rol. Roma? Nuk e di, nuk ka kuptim të flasim për skuadra tani”.  

(Kosova Sot Online)