Shtrihet në spital djali i ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga koronavirusi ditë më parë

  • 24 March 2020 - 23:10
Shtrihet në spital djali i ish-presidentit të Real Madridit që vdiq nga koronavirusi ditë më parë

Paco Sanz – djali i Lorenzo Sanz, ish-presidentit të Real Madridit që vdiq ditë më parë nga koronavirusi – është dërguar në spital për shkak të gjendjes së ligë shëndetësore pas infektimit me të njëjtin virus si i ati.

Djali i ish-presidentit të Real Madridit ishte ankuar për temperaturë të lartë për disa ditë dhe për simptoma të tjera të Covid-19, të cilat ia kanë përkeqësuar gjendjen dita ditës.

Paco i është nënshtruar procedurave të nevojshme në spital, ku është testuar edhe për koronavirus.

Babai i tij nuk mundi t’i mbijetojë koronavirusit dhe pas disa ditëve në spital, vdiq më 21 mars. 

(Kosova Sot Online)