Man City i bashkohet garës për Ruizin

  • 25 mars 2020 - 16:21
Man City i bashkohet garës për Ruizin

Mesfushori kualitativ i Napolit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, ndërsa “Citizens” e shohin atë si pasardhës të David Silvas

Manchester City i është shtuar garës për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Për këtë siguron e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”.

23 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse këtë sezon me ekipin italian.

Prandaj, klubet si Barcelona, Liverpooli e Real Madridi kishin shfaqur paraprakisht interesim për të.

E tash, City është futur në garë pasi e sheh Ruizin si pasardhës ideal të David Silvas, i cili në verë do të largohet nga “Etihad Stadium”.

Napoli nuk do ta linte të largohet Ruizin për një shifër më të ulët se 100 milionë euro.

(Kosova Sot Online)