Buffon drejt vazhdimit të kontratës me Juventusin

  • 25 mars 2020 - 17:23
Buffon drejt vazhdimit të kontratës me Juventusin

Gianluigi Buffon do të vendosë në fund të këtij sezoni nëse do të luajë edhe një vit apo jo me “Bianconeri”, me të cilët synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon mund ta vazhdojë kontratën me Juventusin.

Portieri italian po i kalon muajt e fundit të kontratës aktuale me “Bianconeri”, por ai është mjaft i lidhur me klubin italian.

Prandaj, mediat italiane shkruajnë se ish-përfaqësuesi italian pritet ta vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Merret vesh se “Gigi” do ta marrë vendimin final në fund të sezonit 2019/20.

Sidoqoftë, legjenda italiane, që mbrojti sezonin e kaluar për Paris Saint-Germain, nuk e ka ndërmend të ndalet përkundër moshës së tij të shtyrë.

42 vjeçari synon ta fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, trofeu i vetëm i rëndësishëm që i ka mbetur pa e fituar. 


(Kosova Sot Online)