Ish-presidenti i Juves: Ronaldo tha se po kthehej për nënën e sëmurë, por vetëm po bën foto para pishinës

  • 26 March 2020 - 11:27
Ish-presidenti i Juves: Ronaldo tha se po kthehej për nënën e sëmurë, por vetëm po bën foto para pishinës

Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, e ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon për postimin e fotografive pranë pishinës në atdheun e vet Madeira, ku kishte thënë se po shkonte për të qenë pranë nënës së sëmurë.

Sulmuesi portugez u largua nga Torino në fillim të këtij muaji për të qenë afër nënës, e cila kishte pësuar sulm në tru, por Gigli, e ka goditur 35-vjeçarin për mënyrën sesi është sjell deri tani, transmeton Gazeta Express.

“Gjërat u komplikuan në Juventus kur Ronaldo u largua”, tha Gigli.

“Ai tha se po shkonte në Portugali për shkak të nënës së vet, por tani vetëm bën fotografi pranë pishinës. Kur rasti i tij bëri përjashtim, gjërat ndryshuan dhe edhe të tjerët kërkuan të largoheshin nga Torino. Nuk është dashur të ndodhte kështu”, shtoi ai.

“Të gjithë është dashur të futeshin në karantinë”, këmbënguli ai.

75-vjeçari e pranoi se nuk është koha për kritikat po i vazhdoi ato ndaj ish-klubit.

“Është e lehtë të kritikosh tani. Por nuk e kuptoj përse lojtarët kërkuan largimin nga Italia. Kur të kthehen do ta kenë më të vështirë ta rifitojnë formën fizike sepse do të kenë qëndruar në karantinë për 14 ditë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/   

(Kosova Sot Online)