Talenti i Lyon: “Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”

  • 26 March 2020 - 17:42
Talenti i Lyon: “Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”

Cherki ëndërron që ta veshë fanellën e Real Madridit

Talenti 16 vjeçar i Lyon, Rayan Cherki, i ka befasuar të gjithë në Francë.

Në një intervistë për Lyon TV, klub në të cilin luan, 16 vjeçari, zbulimi i këtij sezoni, mori guximin të thotë se ëndërron të luajë për Real Madridin.

“Ëndrra ime është që të luaj në Real Madrid”, tha ai.

Natyrisht, kjo nuk u prit mirë në Francë, për shkak se e tha në TV e klubit të tij, por Cherkin s’do ta ndalë asgjë për ta realizuar ëndrrën.

Edhe pse vetëm 16 vjeçar, ai ka bërë këtë sezon 12 paraqitje me ekipin e parë të Lyon, duke shënuar 3 gola. 

(Kosova Sot Online)