Futbollisti DJ në Spanjë që po i argëton banorët në këto ditë karantine

  • 26 mars 2020 - 21:37
Futbollisti DJ në Spanjë që po i argëton banorët në këto ditë karantine

Víctor Mollejo po i argëton qytetarët nëpër shtëpitë e tyre në këto ditë karantine kur është mbyllur e gjithë bota shkaku i koronavirusit.

Sulmuesi i Deportivos, i huazuar nga Atletico Madridi, po bën DJ e improvizuar nga tarraca e banesës së tij duke i argëtuar të gjithë në atë lagje.

“Mollejo, lësho një tjetër”, dëgjohet duke thënë një qytetar nga banesa.

Ai vazhdimisht lëshon muzikë nga banesa e tij, derisa banorët përreth e mbështesin me fikje të dritave nëpër banesat e tyre.

(Kosova Sot Online)