Llapi i paguan lojtarët edhe gjatë kohës së koronavirusit

  • 26 March 2020 - 22:56
Llapi i paguan lojtarët edhe gjatë kohës së koronavirusit

Futbollistët e Llapit do të vazhdojnë të marrin rroga

Tashmë disa klube ne Evropë kanë ndërprerë kontratat me disa futbollistë, dhe disa të tjera kanë ulur pagat, për shkak të krizës nga koronavirusi që ka paralizuar gjithë botën.

Sido që të jetë, Llapi do të jetë skuadër shembull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Llapi ka konfirmuar se nuk do t’i lë lojtarët pa paga në këto kohëra të vështira pas përhapjes së koronavirusit.

Numri një i klubit Beqir Batatina ka ndarë 50.000 euro për këtë kohë krize, raporton Gazeta Express.

Postimi i plotë i Llapit në Facebook:

Kryesia e klubit në krye me Presidentin Beqir Batatina qëndrojnë pranë klubit dhe futbollistëve në këtë gjendje të vështirë që ka përfshirë botën me rastin e epidemisë COVID-19, në këto momente stafi dhe futbollistët do marrin pagat e tyre!

Jemi me fat që klubin e udhëheq një President me zemër të madhe dhe një kryesi e tillë ku në këtë kohë t’i ndash 50000 Euro është një shembull i mirë për ata që po e udhëheqin popullin tonë se ende ka njerëz me zemër të madhe.

Një respekt i madh duke filluar nga stafi i klubit e deri tek futbollistët për Presidentin, Beqir Batatina, zv. Presidentin, Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina dhe njeriun e sfidave, Kryetrajnerin, Tahir Batatina, të gjithë këta nga një familje e cila po vazhdon të jap për të mirën e klubit dhe rinisë së Podujevës.

I jemi mirënjohës përherë familjes Batatina!

(Kosova Sot Online)