Portieri i Argjentinës “E padrejtë nëse Messi s’e fiton Kupën e Botës”

  • 27 March 2020 - 10:40
Portieri i Argjentinës “E padrejtë nëse Messi s’e fiton Kupën e Botës”

Portieri i Argjentinës, Oscar Ustari, ka thënë se do të ishte shumë e padrejtë nëse bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, nuk e shijon triumfin me Argjentinën në Kupën e Botës para se t’i japë fund karrierës si futbollist.

Lionel Messi ka fituar çdo titull në botën e futbollit të klubeve. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen edhe për karrierën e tij me ekipin kombëtar të Argjentinës, me të cilët ka dështuar ta fitojë ndonjë garë të madhe deri më tani. Skuadra e Argjentinës pësoi disfatë në Kupën e Botës 2018, ku u eliminuan nga Franca në fazën eliminatore.

Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë u kthye në ekipin e Argjentinës pas një pushimi të gjatë që e kishte marrë pas Kupës së Amerikës. Messi nuk arriti ta fitojë ndeshjen kundër Venezuelës, në të cilën u lëndua dhe u kthye në Barcelonë, në pamundësi për të luajtur kundër Marokut.

Në anën tjetër, Diego Maradona, i cili po ashtu konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, i ndihmoi Argjentinës ta fitonte titullin e Kupës së Botës në vitin 1986.

Ustari, i cili luajti përkrah Messit në Lojërat Olimpike të vitit 2008, beson se 32-vjeçari e meriton ta fitojë trofeun e Kupës së Botës para se t’i japë fund karrierës.

“Nuk kam asnjë dyshim që nëse Messi s’bëhet kampion bote, atëherë futbolli do të jetë i padrejtë. Është e pakuptimtë të kesh dyshim për Messin. Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq, por s’e kam dikënd tjetër të qajë në atë mënyrë për shkak të ekipit kombëtar. Është e vështirë të jesh në vend të tij”, ka thënë Ustari.

“E mbaj mend që në Kupën e Amerikës 2011, kur unë po shërohesha nga lëndimi i gjurit, Argjentinasi dhe unë shkova ta takojë Messin në stadiumin Ezeiza dhe e pashë atë ashtu siç nuk e kisha parë kurrë më parë, të dëshpëruar”. 

(Kosova Sot Online)