FIFA u kërkon lojtarëve t’i përgjysmojnë pagat

  • 27 March 2020 - 12:55
FIFA u kërkon lojtarëve t’i përgjysmojnë pagat

Liderët e FIFA-s u takuan përmes një video-konference për tri orë të enjten pasdite me Shoqatën e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Organizatën e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) për t’i diskutuar opsionet se si duhet të përshtatet bota e futbollit me krizën globale të shkaktuar virusi Covid-19.

Të gjitha palët në këtë takim u shprehën të vetëdijshëm për nevojën për t’u përshtatet me skenarin e ri me të cilin po përballet bota e futbollit. FIFA u propozoi disa opsione, të cilat pritet të fillojnë të praktikohen nga java e ardhshme.

Vendimi me më së shumti ndikim pritet të jetë kërkesa që futbollistët t’i përgjysmojnë pagat e tyre, pasi që kjo situatë e krijuar po i dëmton jashtëzakonisht shumë klubet në aspektin financiar dhe përgjysmimi i pagave do ta lehtësonte barrën për klubet.

Kur të kthehet normaliteti, kontratat do të ktheheshin në statusin e tyre të mëparshëm, megjithatë nuk dihet se a do t’u kompensoheshin lojtarëve gjysma e pagave të humbura gjatë kohës së krizës, ashtu siç ka propozuar Barcelona.

Afati kalimtar i verës mund të vendoset të zgjasë 16 javë (katër muaj) nga fillimi i kampionatit sërish, që do të përshtatej me fundit e sezonit aktual, edhe pse klubet kanë kërkuar që afati të zgjatet deri në vitin e ardhshëm.

Gjatë kohës sa do të vazhdojë kriza e krijuar nga përhapja e koronavirusit, klubet nuk do të jenë të obliguara t’ua lirojnë lojtarët ekipeve kombëtare.  

(Kosova Sot Online)