Juventusi sërish interesohet për Marcelon

  • 27 March 2020 - 13:22
Juventusi sërish interesohet për Marcelon

Juventusi raportohet se është i interesuar ta transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon, gjatë afatit kalimtar të verës.

Marcelo ka qenë që një kohë të gjatë i spekuluar për një transferim të mundshëm te Juventusi, që kur Cristiano Ronaldo e la Santiago Bernabeun për Allianzin para dy vjetëve.

Tani, e përditshmja spanjolle Marca raporton se bardhezinjtë janë të gatshëm të tentojnë ta transferojnë brazilianin, duke marrë parasysh faktin që ata e kanë vetëm një lojtar, Alex Sandron, që është specialist për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

31-vjeçari e ka humbur në shumë ndeshje të këtij sezoni të Real Madridit vendin në formacionin e parë, duke mbetur prapa Ferland Mendyt.

Përkundër kësaj, ai ka luajtuar në më shumë se 500 ndeshje për Los Blancos, duke i fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe po aq të La Ligës.

Marca shton se përfaqësuesit e Juventusit kishin planifikuar të udhëtojnë në kryeqytetin spanjoll për të mbajtur bisedime me Marcelon, para se koronavirusi t’ua ndryshonte këto plane. 

(Kosova Sot Online)