Alaba drejt largimit nga Bayerni

  • 27 March 2020 - 16:25
Alaba drejt largimit nga Bayerni

Mbrojtësi i majtë austriak nuk e ka pranuar ofertën e parë të gjgantit bavarez për vazhdimin e kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2021

David Alaba po planifikon të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur mediumi “Sky Sport” në Gjermani.

Klubi nga Bundesliga dëshiron ta “blindojë” mbrojtësin e majtë me një kontratë të re.

Mirëpo, oferta e kampionit aktual gjerman nuk ishte bindëse për përfaqësuesin austriak.

Duke e pasur parasysh që Alaba ka kontratë deri në vitin 2021, Bayerni mund ta shesë atë gjatë kësaj vere, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, pëlqehet nga Reali e Barça në Spanjë, por edhe nga klubet e Premierligës. 

(Kosova Sot Online)